Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Brigadat Qassam të përgatitura për një betejë të gjatë

Brigadat Qassam të përgatitura për një betejë të gjatë

Zëdhënësi i krahut të armatosur të Hamasit thotë në një video-mesazh se palestinezët do të vazhdojnë t’i rezistojnë pushtimit tokësor të Rafahut dhe vendeve të tjera në Gaza “pa marrë parasysh sa zgjat agresioni dhe pavarësisht nga forma e tij”.

“Megjithë dëshirën tonë të plotë për të ndalur agresionin kundër popullit tonë, ne jemi të përgatitur për një betejë të gjatë shkatërrimi kundër armikut, duke i tërhequr ata në një moçal ku ata nuk do të fitojnë asgjë përveç vdekjes së ushtarëve të tyre dhe kapjes së oficerëve të tyre.” ka thënë Ebu Obeideh.

“Kjo nuk është për shkak se ne jemi një fuqi e madhe, por sepse ne jemi njerëzit e kësaj toke dhe pronarët e ligjshëm.”

Zëdhënësi i Brigadave Qassam tha se Hamasi shënjestroi më shumë se 100 automjete të blinduara izraelite, duke përfshirë tanke, transportues trupash dhe buldozerë, së bashku me shkaktimin e viktimave mbi ushtarët izraelitë duke hedhur në ajr tunele, lëshimin e raketave dhe mortajave, si dhe përmes snajperëve dhe luftimeve të afërta.

Exit mobile version