Hugo Lloris, portieri francez i Tottenhamit ka pësuar një lëndim të rëndë në krahun e tij të majtë në fillim të ndeshjes Brighton – Tottenham që po zhvillohet në këto momente., shkruan Zëri.info.
Numri një i “gjelave” pësoi lëndimin gjatë momentit kur edhe pësoi golin. Lloris lëshoi topin nga duart, duke ia mundësuar sulmuesit Neal Maupay të shënonte nga afërsia për epërsinë e Brightonit.
Kapiteni i skuadrës londineze gjatë lëshimit në tokë ka lënduar krahun duke u detyruar të zëvendësohet në minutën e katërt, duke mbetur në tokë i shtrirë për disa minuta. Lloris u largua nga fusha me ndihmën e barelës dhe stafit mjekësor.
