Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Britani, gjashtë të lënduar pasi makina goditë nxënësit

Britani, gjashtë të lënduar pasi makina goditë nxënësit

Së paku gjashtë vetë, duke përfshirë edhe dy fëmijë, kanë pësuar lëndime pasi një makinë u fut në një turmë jashtë një shkolle fillore britanike.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, të paktën dy fëmijë janë në mesin e atyre që janë plagosur në përplasjen jashtë Akademisë së Springhill, Birmingham dhe katër vetë janë dërguar në spital.

Siç bëhet e ditur, zona ishte e ngarkuar me prindërit që i dërgonin fëmijët e tyre në shkollë dhe përplasja ndodhi në Springhill Road, Burntwood pas orës 8.35.

Një banor – i cili jeton në atë pjesë – ka thënë se makina goditi një stacion autobusi. /Telegrafi/

Exit mobile version