Ballina Lajmet Kosovë Britanikët nga nesër “shefa” në OKB, tregohet plani për Kosovën dhe Serbinë

Britanikët nga nesër “shefa” në OKB, tregohet plani për Kosovën dhe Serbinë

Britania e Madhe nga nesër (1 gusht) pritet ta marrë kryesimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Mediat beogradase raportojnë se ky shtet i fuqishëm ka në plan që të parandalojë gjatë muajit gusht mbajtjen e seancave të rregullta për situatën në Republikën e Kosovës.

Kësisoj, skenari i britanikëve mund të jetë që të hiqen tërësisht seancat apo të njëjtat të jenë të mbyllura për media.

Ndërkohë, rezoluta e OKB-së 1244 nga viti 1999 parasheh që çdo 3 muaj të ketë seanca për Kosovën mbi punën e UNMIK-ut dhe gjendjen në vend, transmeton Indeksonline

Ndërsa, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se kërkesa e Londrës mund të ketë edhe një dëshirë- që Këshilli i Sigurimit të mos merret fare me Kosovën ose që kjo të jetë me dyer të mbyllura.

“Kjo është e mundshme që të bëhet në votimin për gjëra procedurale, këtu Rusia dhe Kina nuk mund të vendosin veto. Ne këtu nuk jemi të pranishëm”, ka thënë ai.

Exit mobile version