Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Bruksel, për shkak të grevës të mërkurën anulohen të gjitha fluturimet

Bruksel, për shkak të grevës të mërkurën anulohen të gjitha fluturimet

Për shkak të grevës së punonjësve në sektorin e transportit, të mërkurën më 13 shkurt, do të anulohen të gjitha fluturimet në aeroportin e kryeqytetit të Belgjikës, Bruksel, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Përgjithshëm i aeroportit Marc Descheemaecker deklaroi se greva mund t’i kushtojë ekonomisë së vendit nga 10 deri në 13 milionë euro.

Descheemaecker tha gjithashtu se fluturimet do të ridrejtohen në aeroportet e vendeve fqinje.

Brussels Airlines ka vendosur të anulojë 222 fluturime në ditën kur është planifikuar greva.

Pritet që ky vendim të ndikojë tek rreth 16.000 pasagjerë.

Exit mobile version