Kryeministri grek, nën kritika nga opozita për lojën me anti-njerëzore për fëmijë
Opozita greke ka kritikuar kryeministrin Kyriakos Mitsotakis për vërejtjen e tij se qytetarët e moshuar mund të përdorin ndihmën shtetërore për t’u blerë nipërve e mbesave të tyre videolojën “Grand Theft Auto VI” (GTA).
Në një mesazh video të postuar në Instagram të premten, Mitsotakis njoftoi një pagesë shtesë prej 400 eurosh për të mbështetur pothuajse dy milionë pensionistë përpara Krishtlindjeve dhe përmendi një vazhdim të ri të lojës popullore që u publikua së fundmi.
Ish-kryeministri dhe kreu i partisë së krahut të majtë Elas, Alexis Tsipras, vlerësoi se loja përmban dhunë dhe nuk është e përshtatshme për fëmijët.
“Gjyshër, mos dëgjoni budallallëqe dhe qëndroni në vendin tuaj,” tha Tsipras, sipas portalit Politico me seli në Bruksel.
Partia socialiste PASOK gjithashtu sulmoi Mitsotakis në një deklaratë, duke e akuzuar atë për hipokrizi pasi qeveria votoi së fundmi për të ndaluar përdorimin e mediave sociale për ata nën 15 vjeç.
“Ai po promovon një lojë që rregullatorët nuk e rekomandojnë për ata nën 18 vjeç për shkak të dhunës, sharjeve dhe përdorimit të drogës”, tha kjo parti në një deklaratë.
Në një video të postuar në mediat sociale, Mitsotakis tha se nipërit dhe mbesat ndoshta do t’u kërkonin gjyshërve të tyre t’u blinin GTA për Krishtlindje, me muzikë nga loja popullore që luhet në sfond.
Vepra e fundit në serinë e lojërave video GTA, e publikuar të enjten e kaluar, u cilësua si publikimi më i pritur në historinë e argëtimit dixhital.
Por në fakt, kjo lojë ndër më skandalozet për mendjen e një fëmije, me anti-njerëzore mandje mund të thuhet. Ndaj, ai prind që i blen këtë lojë fëmijës, është investuar në shkatërrimin e tij e jo argëtimin e aq më pak edukimin e tij. /tesheshi.com/
