Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Bullgaria në zgjedhje për herë të katërt në 18 muaj

Bullgaria në zgjedhje për herë të katërt në 18 muaj

Bojko Borisov

Bullgaria po zhvillon sot zgjedhjet e saj të katërta parlamentare në 18 muaj.

Sondazhet e opinionit publik parashikojnë se deri në tetë parti mund ta kapërcejnë me sukses pengesën prej 4% për të hyrë në parlament. Partitë pro-ruse dhe nacionaliste si Vazrazhdane (Ringjallja) pritet të fitojnë terren.

Fituesi më i madh i votave ka të ngjarë të jetë partia e qendrës së djathtë (GERB) e ish-kryeministrit, Bojko Borisov, i cili u largua nga posti pas zgjedhjeve në prill 2021 mes akuzave për korrupsion dhe protestave kundër tij.

Sondazhet tregojnë se partia e qendrës PP është renditur në vendin e dytë.

Kiril Petkov, kreu i partisë, ka shërbyer si kryeministër derisa qeveria e tij liberal-socialiste u rrëzua në një votë mosbesimi në qershor, duke hapur rrugën për zgjedhjet e reja. Tani në Sofje qeveris një kabinet i përkohshëm.

Një grup i madh votuesish u thanë anketuesve se ishin të pavendosur.

Edhe nëse partia e Borisov, (GERB) zë vendin e parë, fitorja nuk ka gjasa të jetë mjaft e madhe për të qeverisur e vetme. Por, gjetja e partnerëve të koalicionit mund të jetë e ndërlikuar. (PP) tashmë ka refuzuar koalicionin me (GERB).

Pasojat e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës kanë dominuar fushatën zgjedhore në vendin juglindor të BE-së. Ngrirja e dërgesave të gazit rus, rritja e çmimeve dhe një mosmarrëveshje lidhur me dërgesat e armëve në Kiev kanë formësuar diskutimet.

Exit mobile version