Ballina Lajmet Kosovë Burgim i përjeshtëm për vrasësit e Bedri Rexhepit

Burgim i përjeshtëm për vrasësit e Bedri Rexhepit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Jeton dhe Nexhat Vllasaliut, duke i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi.

Në këtë rast, Jeton dhe Nexhat Vllasaliu akuzohen për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi në vitin 2021, me qëllim të fitimit të dobisë pasurore .

Aktgjykimi u shpall të mërkurën nga kryetarja e trupit gjykues, Medie Bytyqi.

Bytyqi tha se dy të akuzuarit janë fajtorë për “Vrasje të rëndë” dhe “Dëmtim të varreve apo kufomave”, andaj i dënoi me burgim të përjetshëm ku do t’iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Asnjëri prej të akuzuarve nuk ishte i pranishëm në sallë gjatë shpalljes së aktgjykimit.

Nexhat dhe Jeton Vllasaliu, akuzohen se nga 9 janar 2021 deri më 8 prill 2021, në bashkëkryerje kishin filluar planifikimin për të privuar nga jeta të dëmtuarin Bedri Rexhepi, me qëllim të fitimit të dobisë pasurore.

Exit mobile version