Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Burgoset ish-presidenti i Mauritanisë nën akuzat për korrupsion

Burgoset ish-presidenti i Mauritanisë nën akuzat për korrupsion

Mohamed Ould Abdel Aziz

Autoritetet e Mauritanisë kanë burgosur ish-presidentin Mohamed Ould Abdel Aziz lidhur me akuzat për korrupsion, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ould Abdel Aziz është mbajtur në burg”, tha të martën vonë për AA, avokati i tij mbrojtës Mohamed Ould Eshdou, pa dhënë detaje të tjera.

Në muajin mars, Ould Abdel Aziz dhe 12 ndihmës të tij u hetuan nga autoritetet gjyqësore për akuzat në lidhje me pastrimin e parave dhe sigurimin e privilegjeve të dyshimta në marrëveshjet qeveritare.

Më 4 prill, autoritetet gjyqësore ngrinë pasuritë e Ould Abdel Aziz dhe ish-ndihmësve të tij dhe vendosën ish-presidentin në arrest shtëpiak.

Ould Abdel Aziz erdhi në pushtet në vitin 2008 pas një grusht shteti ushtarak dhe ushtroi detyrën e presidentit për dy mandate deri në vitin 2019. /aa

Exit mobile version