Ballina Artikuj “Burrëria në kohë armiqësie”

“Burrëria në kohë armiqësie”

Hoxhë Halil Avdulli

Nga gjërat që i çmoj më së shumti te një njeri është kur ai mbetet burrë edhe në armiqësinë e tij.

Të mos presë çastin e dobësisë së kundërshtarit për ta goditur, e as ta përdorë pafuqinë e tij si shkallë për ta rrëzuar moralisht, nën petkun e argumenteve që në dukje duken të sinqerta, por në thelb burojnë nga një poshtërsi që nuk ndahet dot nga i zoti.

Kam lexuar dikur se një shkrimtar dhe politikan i madh, kur iu kërkua të shkruante një artikull kundër disa prej kundërshtarëve të tij që ndodheshin pas hekurave,

refuzoi me fisnikëri dhe guxim, duke thënë:

“Kundërshtari im nuk mund të përgjigjet e të mbrojë veten; nuk është burrëri të shkruash kundër dikujt me duar të lidhura.”

Ky qëndrim më kujton se nderi nuk është çështje rrobash, titujsh apo fjalësh,

por qëndrim parimor edhe në raste armiqësie.

Në një botë ku të gjithë duan të duken të mençur, ajo që na mungon më shumë nuk është dija – por pak më shumë burrnia.

E lexova diku dhe më pëlqeu shumë

Hoxhë Halil Avdulli

Exit mobile version