Ballina Lajmet Kosovë Burrin që vrau gruan në Pejë, Gjykata e kishte dënuar me 400...

Burrin që vrau gruan në Pejë, Gjykata e kishte dënuar me 400 euro për dhunë në familje

I dyshuari për vrasjen e gruas së tij në Pejë, kishte një të kaluar kriminale. Kështu po thonë nga Gjykata Themelore e këtij qyteti.

Nga kjo gjykatë, bëjnë më dije se i njëjti me aktgjykimin e datës 1 shkurt 2022 është shpall fajtor për veprën penale dhunë në familje.

Për këtë vepër, ai është dënuar me një gjobë prej 100 eurove të cilën ka qenë i detyruar ta paguajë në një afat prej tre muajsh, si dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej tre muaj, i cilin dënim me kërkesën e të pandehurit i është zëvendësuar me dënim me gjobë në shumë prej treqind 300 euro.

“Për të kaluarën kriminale të personit të dyshuar për vrasjen e gruas së tij në Pejë, ju njoftojmë se i njëjti me Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm, të datës 01.02.2022, është shpall fajtor për vepër penale dhuna në familje nga neni 248 par.1 të KPRK-së, për të cilën vepër i është shqiptuar dënim me gjobë në shumë prej njëqind (100) euro, të cilën gjobë është obliguar që t’a paguaj në afat prej tre (3) muaj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit si dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) muaj, i cili dënim me kërkesën e të pandehurit i është zëvendësuar me dënim me gjobë në shumë prej treqind (300) euro, e të cilin dënim është obliguar t’a paguaj jo më vonë se tre (3) muaj pasi aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm. Ndaj aktgjykimit palët nuk kanë ushtruar ankesë, andaj aktgjykimi ka marrë formën e prerë me datë 25.02.2022 dhe i dënuari pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, në tërësi e ka paguar dënimin me gjobë”, thonë nga Gjykata Themelore në Pejë në një përgjigje për TËVË 1.

Exit mobile version