Ballina Lajmet Shqipëri Bushati: Shqipëria pret që t’i bashkohet BE-së brenda 10 viteve

Bushati: Shqipëria pret që t’i bashkohet BE-së brenda 10 viteve

Shqipëria pret që t’i bashkohet BE-së brenda 10 viteve, deklaroi ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në një intervistë për agjencinë prestigjioze të lajmeve, Reuters.

“Mendoj se është realiste të thuash që Shqipëria dhe vende të tjera të rajonit t’i bashkohen BE-së brenda një dekade”, deklaroi Bushati.

”Jemi duke folur për një rajon që qartësisht është pjesë gjeografike e Europës”, theksoi ai.

I pyetur për shkallën e ndikimit të Rusisë, Turqisë apo Kinës në rajon, Bushati thotë se “Ballkani Perëndimor shihet si një fushë shahu gjeostrategjike”.

”Shqipëria i mirëpret investimet nga vendet e tjera, përfshirë Japoninë. Nuk ka alternativë tjetër veçse ajo e anëtarësimit në BE”, theksoi Bushati.

Ndërkohë, ai i bëri thirrje Gjermanisë dhe vendeve të tjera të unionit që të rritin përfshirjen e tyre në rajon.

Gjermania ka inicuar të ashtuquajturin Procesi i Berlinit për rajonin, që nxit bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor me samite të rregullta.

“Megjithatë unë kërkoj të shoh më shumë veprime konkrete, pasi kjo do t’i lidhte vendet me njëri-tjetrin, por edhe me BE-në”, theksoi Bushati./atsh

Exit mobile version