Ballina Sport Futboll Bylbyl Sokoli planifikon të jetë kandidat për kryetar të FFK-së

Bylbyl Sokoli planifikon të jetë kandidat për kryetar të FFK-së

Ish përzgjedhësi i Kosovës, Bylbyl Sokoli, është duke planifikuar që t’i futet garës për postin e Presidentit në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Pas ish sekretarit të përgjithshëm të FFK’së, Arianit Ahmetit, tani edhe Bylbyl Sokoli pritet ta bëj publike kandidaturën e tij për të parin e shtëpisë së futbollit kosovar.

Burime të Gazeta Metro të afërta me Sokolin kanë pohuar se në qarqet e afërta sportive, te klubet Sokoli ka shpalosur dëshirën dhe ka filluar përgatitjet për zgjedhje.

Kujtojmë që ditë më parë Bylbyl Sokoli u prezantua si trajner te skuadra e Flamurtarit, teksa në të kaluarën kishte drejtuar edhe skuadrat si Prishtina, Llapi, Ferizaj e Hysi.

Sokoli gjithashtu kohëve të fundit është shfaqur edhe si analist sportiv në RTV Dukagjini.

Exit mobile version