Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ca dhurata simbolike të Macron-it për Leon

Ca dhurata simbolike të Macron-it për Leon

Suprizat për Papën amerikan nga presidenti francez

Emmanuel dhe Brigitte Macron u takuan me Papën Leo XIV të Premten e Madhe në Vatikan, duke i dhuruar atij një sërë dhuratash simbolike të lidhura me historinë, kulturën dhe vlerat e Francës.

Sipas informacionit nga Pallati Elize, çifti presidencial fillimisht i ofroi Papës një fanellë të ekipit kombëtar francez të basketbollit, të nënshkruar nga sportistë ndërkombëtarë. Papa, i lindur në Çikago, është i njohur për interesin e tij në sport dhe veçanërisht për ekipin e basketbollit të qytetit të tij të lindjes.

Dhuratat përfshijnë gjithashtu një kopje të kornizuar të një harte nga misionari francez Jacques Marquette, i cili mori pjesë në vitin 1673 me Louis Jolliet në eksplorimin e lumit Misisipi.

Harta, e cila mbahet në Bibliotekën Kombëtare të Francës, përshkruan fazat e hershme të eksplorimit francez në Amerikën e Veriut dhe përfshin vëzhgime gjeografike, si dhe referenca për popujt indigjenë që u hasën nga eksploruesit. Dokumenti kontribuoi në përhapjen e njohurive shkencore dhe misionare në Evropë dhe është i lidhur simbolikisht me punën e Papa Leo XIV në Peru midis viteve 1985 dhe 1998.

Emmanuel Macron gjithashtu ofroi koleksionin e teksteve të Georges Bernanos, “Combat pour la liberté”, të shkruara gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në to, ai mbron me forcë lirinë kundër të gjitha formave të shtypjes, veçanërisht totalitarizmit.

Së fundmi, Papës iu dhurua libri “Rebâtir Notre-Dame de Paris” nga Mathieu Lour, i cili dokumenton procesin e restaurimit të Katedrales së Notre-Dame pas zjarrit të vitit 2019. Vepra përfshin materiale të pasura fotografike, vizatime dhe dëshmi të zejtarëve, arkitektëve dhe inxhinierëve që morën pjesë në restaurimin e monumentit historik. /tesheshi

Exit mobile version