Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR) ka dënuar ashpër komunitetin ndërkombëtar për dështimin në ndalimin e krizës humanitare në Gaza, ku mijëra civilë po përballen me urinë ekstreme.
“Nuk janë aksidente. Nuk janë raste të izoluara. Janë pasojë e drejtpërdrejtë e një sistemi mizorie dhe pandëshkueshmërie, të mbështetur nga miliarda dollarë ndihmë ushtarake nga taksapaguesit amerikanë,” thuhet në deklaratën e CAIR.
Organizata ka bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të gjithë mbështetjes amerikane për ofensivën izraelite ndaj Gazës, duke e quajtur atë “sulm gjenocidal”.
“Shteti ynë, përmes heshtjes dhe mbështetjes, po bëhet bashkëfajtor në një masakër të përditshme ndaj civilëve palestinezë,” theksoi CAIR.
Shtetet e Bashkuara i japin Izraelit të paktën 3.8 miliardë dollarë ndihmë ushtarake çdo vit, ndërsa që nga fillimi i luftës në Gaza, janë shtuar edhe miliarda të tjera në ndihma shtesë dhe është bllokuar miratimi i rezolutave në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që synonin ndaljen e sulmeve. /mesazhi
