Ballina Sport Futboll Caktohen datat për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Caktohen datat për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Datat për ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Italisë janë konfirmuar, ku përballja mes Juventusit dhe Interit zhvillohet më 4 prill, ndërsa ajo mes Cremoneses dhe Fiorentinës një ditë më vonë.

Gjysmëfinalja është e vetmja fazë në garën e Kupës së Italisë që luhet në dy ndeshje, pasi të gjitha të tjerat janë me një ndeshje prej 90 minutash, kohën shtesë dhe penalltitë për tu vendosur fituesi.

Derby d’Italia hap raundin në “Allianz Juventus Stadium” në Torino të martën më 4 prill. Cremonese më pas pret Fiorentinën të mërkurën më 5 prill.

Datat e ndeshjeve të dyta ende nuk janë konfirmuar.

Megjithatë, këto data nxisin një ndryshim në ndeshjet ekzistuese të Serie A për javën e 28-të.

Cremonese- Atalanta, Inter-Fiorentina dhe Juventus- Verona do të zhvillohen të shtunën më 1 prill.

Exit mobile version