Ballina Sport Futboll Cardiff City i kërkon dëmshpërblim 120 milionë euro Nantes

Cardiff City i kërkon dëmshpërblim 120 milionë euro Nantes

Cardiff City pretendon më shumë se 120 milionë euro nga Nantes si kompensim për vdekjen e Emiliano Salas në aksidentin e vitin 2019.

Sipas gazetës franceze “L’Equipe”, klubi i Championship ka ngritur padi Gjykatën Tregtare të Nantes duke kërkuar dëmshpërblim lidhur me rënien nga Premier League në 2019-tën, e kushtëzuar nga vdekja e sulmuesit tashmë të ndjerë.

Skuadra uellsiane e bazon kërkesën e saj për dëmshpërblim në analizën e Analytics FC, një kompani e dedikuar për inteligjencën artificiale që ka llogaritur se me golat e sulmuesit argjentinas do të kishin 54.2% mundësi për të shmangur rënien.

Eksperti ligjor dhe financiar Maurice Nussenbaum llogarit se humbja financiare e Cardiff City-t për shkak të rënies nga Premier Liga dhe dëmtimit të reputacionit të tyre është rreth 120 milionë euro.

Nga ana e saj, Nantes ka ngritur një kundërpadi, e cila bazohet në “dëm moral”, dhe kërkon që Cardiff City të gjobitet.

Kujtojmë që Cardiff City, kishte transferuar në janar të vitit 2019 sulmuesin argjentinas Emiliano Sala nga Nantesi për shifrën e 6 milionëvë.

Por gjatë fluturimit të tij drejt Uellsit, avioni “Piper Malibu” u rrëzua në kanalin anglez dhe argjentinasi ndërroi jetë.

Exit mobile version