Ballina Lajmet Carla Del Ponte jep dorëheqjen si hetuese speciale për Sirinë

Carla Del Ponte jep dorëheqjen si hetuese speciale për Sirinë

Carla del Ponte ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj si hetuese speciale për Sirinë. Ish-prokurorja zvicerane, qe bërë e njohur për punën e saj si kryeprokurore për Gjykatën e Hagës, për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi.

Në letrën ku ajo e ka bërë të njohur dorëheqjen ka shkruar se do të marrë pjesë vetëm në mbledhjen e fundit që do të mbahet në shtator.

Arsyeja për dorëheqjen ka qenë se sipas saj, “shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk duan drejtësi”. Për këtë arsye, ajo nuk mund të jetë më pjesëtare e këtij komisioni, i cili, thjesht, nuk bën asgjë ka thënë del Ponte./Mesazhi/

Exit mobile version