Ballina Sport Futboll Casillas nuk vazhdon me Porton, transferohet në Premierligë

Casillas nuk vazhdon me Porton, transferohet në Premierligë

Iker Casillas ka ofertë për transferim në Premierligë.

Iker Casillas do të largohet nga Porto në fund të këtij sezoni.

Lajmin e ka konfirmuar më parë vetë klubi portugez, që nuk e përballon dot pagën e lartë të portierit spanjoll.

Të shumtë janë zërat që qarkullojnë për të ardhmen e tij, me në krye hipotezën e kalimit në MLS.

Por sipas informacioneve më të fundit, nuk do të jetë në Amerikë e ardhmja e 36-vjeçarit, por në Premier League.

Është Liverpooli i Jurgen Klopp ai që ka shfaqur interes për të pasur shërbimet e portierit, i cili me “The Reds” mund të firmosë kontratë 1-vjeçare.

Exit mobile version