Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Çavushoglu: Kurz është islamofob dhe ksenofob

Çavushoglu: Kurz është islamofob dhe ksenofob

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushoglu deklaroi se mes retorikës së kreut të Partisë Popullore austriake (OVP), Sebastian Kurz, i cili është fitues i zgjedhjeve parlamentare dhe djathtistëve radikalë nuk kishte kurrfarë dallimi, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të TRT World Forum që po zhvillohet në Stamboll, është mbajtur edhe një panel i veçantë me temë ”Të gjithë jemi në të njëjtën anije: Bashkëpunimi rajonal për zgjidhjen e krizës humanitare”.

”Mbarë bota sot përballet me vështirësi. Me probleme nuk përballet vetëm shoqëria evropiane, por probleme të ngjashme janë të pranishme edhe në rajonet tjera të botës”, deklaroi ai.

”Kush do ta ndryshojë këtë trend? Politikanët? Cilët politikanë? Mos vallë prisni diçka nga partitë radikale? Prisni diçka nga partia e qendrës, nga Sebastian Kurz? Partia e tij gjoja është partia e qendrës së djathtë, por nëse e shikoni se çfarë retorike ka pasur gjatë fushatës, mund të vëreni se mes retorikës së partisë radikale dhe Sebastian Kurz nuk ka kurrfarë dallimi. Islamofob, ksenofob dhe kundër migrantëve. Këto gjëra janë shqetësuese”, shtoi Çavushoglu.

Shefi i diplomacisë turke akuzoi mediat në Evropë se kanë rol negativ në shoqëri dhe në kontekstin e përhapjes së retorikës së radikalizmit ato u bënë më të rrezikshme se politikanët dhe partitë.

Exit mobile version