Ballina Lajmet Çavuşoğlu dhe Lavov diskutojnë për marrëdhëniet ekonomike Turqi-Rusi

Çavuşoğlu dhe Lavov diskutojnë për marrëdhëniet ekonomike Turqi-Rusi

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, në lidhje me takimin e kryer me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov, tha se “Kemi bërë një vlerësim për Sirinë. Në periudhën në vijim do të realizohet sërish takimi në Astana. Kemi biseduar për përgatitjet e tij. Gjithashtu kemi vlerësuar çështjen e vizave, si dhe se si të zhvillojmë marrëdhëniet tona ekonomike”, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu i ndodhur në kryeqytetin e Filipineve, Manila, për të marrë pjesë në takimin e 50-të të ministrave të jashtëm të Asociacionit të Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN), ai ka bërë disa vlerësime për gazetarët e AA-së dhe të TRT-së.

Ministri i Jashtëm i Turqisë tha se i kushtojnë rëndësi marrëdhënieve me rajonin e Azisë Juglindore dhe se krahas zhvillimit të marrëdhënieve në nivel dypalësh me ASEAN kanë forcuar këto marrëdhënie.

Ai është shprehur se me dekretin e fundit kanë emëruar një ambasador në Laos, ku në këtë mënyrë ka përfaqësi turke në të gjithë kryeqytetet e vendeve në rajonin ASEAN. Çavuşoğlu, ka nënvizuar se ASEAN është një pozitë e madhe gjeografike që ka një ekonomi të madhe duke shtuar se “në këtë rajon ka mundësi të rëndësishme edhe për biznesmenët tanë në periudhat në vijim.”

Ndërsa duke folur për bisedat e kryera me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, ministri Çavuşoğlu, tha: “Kemi vlerësuar çështjen e vizave, si dhe se si të zhvillojmë marrëdhëniet tona ekonomike duke përfshirë sërish çështjen e eksportit të domateve, ku faktikisht përveç tyre nuk ka mbetur më ndonjë produkt serioz. Ishte një takim konstruktiv. Gjithashtu në darkën e punës do të kem një takim të shkurtër edhe me sekretarin amerikan të shtetit, Rex Tillerson. Takime të tilla janë një mundësi e rëndësishme për të kryer takime dypalëshe me shumë ministra.”

Exit mobile version