Ballina Lajmet Çavuşoğlu zhvilloi bisedë telefonike me homologun iranian Zarif

Çavuşoğlu zhvilloi bisedë telefonike me homologun iranian Zarif

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun iranian, Muhammad Javad Zarif, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit të marrë nga burimet diplomatike, Çavuşoğlu dhe Zarif kanë diskutuar vrasjen e komandantit të Forcave Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit, Qasem Soleimani.

Dje në sulmet ajrore pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit është vrarë komandanti i Forcave Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit, Qasem Soleimani, dhe nënkryetari i grupit Hashd al-Shaabi të mbështetur nga Irani, Abu Mahdi al-Muhandis.

Në sulm gjithashtu kishin humbur jetën 10 persona, në mesin e të cilëve 5 shtetas të Irakut.

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, në deklaratën pas incidentit tha se “një hakmarrje e hidhur po i pret kriminelët”.

“Vdekja e tij nuk do të ndalojë punën e tij, rruga e tij nuk do të bllokohet”, shtoi ai.

Udhëheqësi suprem gjithashtu shpalli zi kombëtare për tre ditë në vend, ndërsa në vend të Soleimani ai emëroi gjeneralin Ismail Qaani.

Exit mobile version