Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Çeki, shpërthim në një minierë, 13 të vdekur

Çeki, shpërthim në një minierë, 13 të vdekur

Të paktën 13 minatorë e kanë humbur jetën nga shpërthimi në një minierë në Çeki, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i kompanisë së minierës OKD, Ivo Celecovski konfirmoi se në minierën në Karvin në verilindje të vendit, ka pasur një shpërthim. Ai tha se janë plagosur 10 minatorë.

Pas shpërthimit, i cili u shkaktua nga metani, u zhdukën tetë minatorë, trupat e të cilëve u gjetën gjatë aksionit të kërkimit.

 

Exit mobile version