Ballina Lajmet Kosovë Çerkezi nis vizitat nëpër degët e PD-së

Çerkezi nis vizitat nëpër degët e PD-së

Kryetari i sapozgjedhur i Partisë së Drejtësisë, Sylejman Çerkezi, me bashkëpunëtorë, ka nisur vizitat nëpër degët, me qëllim koordinimin e aktiviteteve të mëtutjeshme dhe avancimin e programit dhe vizionit të partisë.

Kryetari Çerkezi, vizitën e tij si kryetar e filloi në degën e Lipjanit, ku u prit nga kryetari Xhavit Maholli, së bashku me anëtarë të kryesisë së degës dhe simpatizantët e PD-së në këtë qytet.

Në fjalën hyrëse Maholli e uroi kryetarin e ri të PD-së, duke thënë se ndjehen të priveligjuar që kryetari i ri i PD-së zgjodhi për vizitën e parë degën e Lipjanit.

Kryetari i PD-së Çerkezi falenderoi nikoqirin e takimit dhe nder tjera deklaroi se rrugëtimi i PD-së është i barabartë me rrugëtimin e lirisë së Kosovës.

Politikat e udheheqjes së re të PD-së do të jenë politika të natyrshme të identitetit tonë kombëtar e tradicional.

“Kjo qasje e re e politikave reformuse të PD-së në fokus do ta kenë një qytetari aktive për të ardhmen e vendit si një vend demokratik me synime drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, si dhe ruajtjen e miqësisë së përhershme me ShBA-të, si njërin ndër aletatët më besnik të popullit shqiptar”, ka thënë kryetari i ri i PD-së, Çerkezi.

Ndryshe, udhëheqja e re e PD-së, do të vazhdojë me vizita të tilla në të gjitha degët në territorin e Kosovës.

Exit mobile version