Ballina Lajmet Kosovë Certifikohet lista e votuesve, mbi 90 mijë votues më shumë se në...

Certifikohet lista e votuesve, mbi 90 mijë votues më shumë se në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit

KQZ ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve të zgjedhjeve komunale të këtij viti.

Në zgjedhjet e 17 tetorit do të jenë 1,885,448 qytetarë me të drejtë vote.

Sipas asaj që tha në mbledhjen e KQZ-së, janë 90,586 votues më shumë se në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti.

Numri i Qendrave të Votimit në të gjithë Kosovën është 883, me gjithsej 2 mijë e 477 vendvotime.

Numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet lokale me 17 tetor do të jetë 41,012 votues.

Nga lista e votuesve janë larguar 18,252 persona që konsiderohen të vdekur.

Ndërsa nga lista e votuesve po ashtu janë larguar 1,158 qytetarë që kanë hequr dorë nga shtetësia.

Exit mobile version