Ballina Artikuj Ç’është dashuria?

Ç’është dashuria?

Kulthum-i, vajza e Ebu Bekrit r.a ka thënë:” E kam lutur Allahun të më furnizoj me një bashkëshort i cili do më mbuloj me dashuri të plotë dhe ndaj Tij të jetë i nënshtruar.
Pas ca viteve Allahu i’a mundësoi martesën me Talha ibn Ubejdullahun, njëri nga të sihariquarit me xhenet, duke qenë ende gjallë.
Pas ca viteve martesë Kulthumi r.a e përshkruan martesën me Talhan me këto fjalë:
” Kur më shihte, zbutej i tëri, kur dëgjonte zërin tim buzëqeshte, kur më ndodhte të qaj, qante me mua, nuk ndodhte të flen, pa u siguruar për ngrohtësinë time në shtratin tim, nuk ka lënë namaz në të cilin nuk është lutur për mua, para se të lutet për veten e tij, kur sëmuresha, më përkdhelte, shëronte dhe vuante për shkak të dhembjeve të mia, sikurse t’i ndjente ato në trupin e tij, para çdo vendimi, ulej me mua e bisedonim dhe kërkonte mendimin tim, kur hanim, më paraprinte kafshata e dorës së tij drejt buzëve të mia..Pra, isha mburrja dhe krenaria e tij, në të fshehtën dhe në të dukshmen e tij!
E kuptuat se ç’është dashuria?!

Nga: Hoxhë Husamedin Abazi

Exit mobile version