Çështja e mandatarit – Hashim Thaçi tregon edhe sa do ta pres Albin Kurtin

Presidenti Hashim Thaçi tha të shtunën se pret që spektri politik të shterë të gjitha mundësitë e komunikimit për ndërtimin e institucioneve para se të ndërmerr hapa të tjerë

Ai i bëri këto komente si përgjigje ndaj vonesave për krijimin e qeverisë së re nga ana e lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Pres që spektri politik të shterroj të gjitha mundësitë e komunikimit për ndërtimin e institucioneve pastaj do të shohim hapat që do të ndërmarrim”, tha ai, shkruan zeri.info.

Presidenti Thaçi se tashmë ka nënshkruar vendimin që i jep mandatin për të krijuar qeverinë kryetarit të lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Unë pres që, vendimin veç se e kam nënshkruar, duke menduar se veç do ta merr pasi që vet është deklaruar, ka zhvilluar fushatë si kandidat për kryeministër, ka emëruar gjysmën e qeverisë, është krejt normale, e kuptueshme dhe e përgjegjshme që në kuptimin ose fizik ose përmes komunikimit tjetër të pranon edhe zyrtarisht nomimin si kandidat për kryeministër”.

“Nëse jo, natyrisht se është e drejtë e tij e refuzimit publik apo zyrtarë që nuk është i gatshëm por kjo i mbetet në përgjegjësine e respektimit të vullnetit të elektoratit por edhe para se gjithash të të gjithë qytetarëve të Kosovës, të shtetit të Kosovës dhe natyrisht mbështetjës së partnerëve tanë ndërkombëtarë”, tha presidenti Thaçi.

Exit mobile version