✍️- Historiani Ibn Asakir tregon në historinë e tij se një nga shokët e dijetarit Shibliut e pa atë në ëndërr pas vdekjes së tij dhe e pyeti: “Çfarë bëri Zoti me ty?”
🌴- Ai u përgjigj: “Ai, Zoti, më bëri të qëndroj para Tij dhe më tha: ‘O Ebu Bekr, (O Shiblij) a e di se me çfarë mënyre të kam falur?’
Unë thashë: ‘Me veprat e mia të mira.’
Ai tha: ‘Jo.’
Unë thashë: ‘Me sinqeritetin tim në adhurimin tim.’
Ai tha: ‘Jo.’
Unë thashë: ‘Me haxhin tim, agjërimin tim dhe lutjet e mia.’
Ai tha: ‘Nuk të kam falur me këto!’
🌴- Unë thashë: ‘Me shoqërimin tim me shokët e mirë dhe udhëtimet e mia të vazhdueshme në kërkim të dijes.’
Ai tha: ‘Jo.’
Unë thashë: ‘O Zot, këto janë mjetet e shpëtimit mbi të cilat mbështeta besimin tim, duke besuar se nëpërmjet tyre Ti do të më falje dhe do të më mëshiroje.’
Ai tha: “Nuk të kam falur me asnjërën nga këto.”
Unë thashë: “Zoti im, atëherë me çfarë mënyre?”
🌴- Ai tha: “A të kujtohet kur po ecje nëpër rrugët e Bagdadit dhe gjete një macje të vogël, të dobësuar nga të ftohtit, të mbledhur nga një mur në tjetrin, duke u dridhur nga të ftohtit dhe bora e madhe?
Ti pate mëshirë për të dhe e mbështolle me pallton tënde prej leshi për ta mbrojtur nga të ftohtit?”
Unë u përgjigja: “Po.”
Ai tha: “Për shkak të mëshirës, dhembshurisë sate për atë macje, edhe unë kam treguar mëshirë, dhembshuri ndaj teje dhe të kam falur.”
Prof. ass. dr. Musa Vila
