Ballina Autorë Opinione Çfarë beteje ka gjatë agjerimit!

Çfarë beteje ka gjatë agjerimit!

Ilir Hoxholli

Dikush me pati thene qe si mundet te gezohesh qe po vjen muaji i agjerimit dhe do te rrish pa ngrene? Fillova te mendoja se vertete nje pyetje kaq naive nuk eshte aq e pabaze. Sepse ta mendosh qe koncepti qe njihet nga jashte eshte qe ti do te rrish pa ngrene. Sa i vogel ngjan ky muaj per te huajt qe nuk e njohin. Ne fakt ushqimi eshte pjesa qe duket por ajo nuk eshte me e rendesishmja, ajo ne fakt te ndihmon te fitosh kontrollin mbi vetveten. Sa here te pihet uje ti kujton qe je agjerueshem, natyrshem ti fillon te permendesh Zotin. Ti nuk duhet te nervozohesh ne trafik edhe kur dikush te acaron deri ne palce, te provokon. Neve nga sedra na vjen turp t’i themi Paqe sepse jam agjerueshem. Kemi frike se dikush na e merr si dobesi. Ne fakt dobesia nuk eshte t’i thuash paqe, por frika qe ti ndjen ndaj kundershtarit. E nese brenda teje nuk ka frike, atehere t’i thuash paqe eshte trimeri, sepse nje trim fiton betejen me veten.
Agjerimi eshte te mos besh gibet, nese ndodh te harrosh, menjehere kujtohesh dhe kerkon falje. Te mos ofendosh e te flasesh keq, sepse je agjerueshem. Te shtosh veprat e mira kete muaj sepse meshira e Zotit eshte e madhe.
Dikush me te drejte mund te thote dakort por pas Ramazanit i bie te kthehesh ne rutinen qe ne bejme te gjithe? Jo! Sepse Ramazani le gjurme dhe do te zgjase edhe me pas dhe keshtu vjen nje here ne vit. Per te te rregulluar ty, mua, shoqerine, per ta bere me te mire.
Prandaj ndalimi nga ushqimi eshte nje beteje qe mund ta fitojne te gjithe, por kjo nuk eshte me e rendesishmja. Ajo qe e ben te bukur eshte lufta me veten, te marresh kontrolin mbi veten, te mos te te mund lakmia, pasuria, te njohesh veten, te mos vraposh drejt fames qe do te te shkatrroje.
Njeriu eshte nje univers dhe te marresh kontrollin e nje universi ka nevoje te jesh ti zot i vetvetes per te qene zot i vetvetes te duhet Zoti i universeve, Krijuesi i Vetem, qe ne kete muaj u jep njerezve reflektimin, qetesine, komoditetin per te fituar luften me veten.
Dikush me i shqetesuar me tha, ndonjehere me bezdis fakti qe rrini pa ngrene, e pyeta dhe nuk te bezdis fakti ndaj atyre qe nuk ngopen kurre?
Nje shprehje e famshme thote: “Ruaju nga ujku uritur dhe njeriu i ngopur”. Pikerisht ky eshte momenti qe njeriut i duhet nje kufi, per te mos u kthyer me keq se kafsha uritur. Por te ndjeje urine sic ate qe kerkon ta varferoje apo te falenderoji per mundesine qe ne perendim te diellit do te ushqehet, e ky eshte momenti me i bukur e dy gezimeve. I pari sepse i jep fund agjerimit dhe i dyti i shperblimit nga Zoti.
A ka dobi shendetsore? Mijera dobi, por do te them vetem nje. Nese deshironi t’i leni kirurget pa pune agjeroni. Agjerimi eshte kirurgjia natyrale qe i beni organizmit duke larguar cdo semundje te keqe pa filluar te krijohet.
Sot shkrimet e gjata nuk lexohen, por sinqerisht nuk mund te shkruhet me shkurt, sepse te shkruash per agjerimin duhen libra. Do tu lutesha njerezve te fese, te mos te tregojne vetem oraret, ndalesat qe e prishin agjerimin, por ta zgjerojne ne thelbin e agjerimit, ate qe na nevojitet me shume, te rimarrim kontrollin e vetes, per ta jetuar jeten ne paqe me Zotin, veten dhe shoqerine…

Nga: Ilir Hoxholli

Exit mobile version