Ballina Lajmet Kosovë Çfarë do të ndodhte po të ndalej uji nga Ujmani 10 orë

Çfarë do të ndodhte po të ndalej uji nga Ujmani 10 orë

Rreth 700 mijë persona pinë ujë të Ujmanit. Prishtina bashkë me termocentralet e Kosovës A dhe B në Obiliq brenda vitit furnizohen me 115 milionë kubikë ujë .

“Po ta ndalnim ujin vetëm për 8-10 orë, do të ngecte prodhimi i energjisë në termocentrale e kjo do të kishte pasoja të tjera: ndalet prodhimi, furnizimi i popullatës me ujë, tekstualisht do të shuhej jeta në Kosovë, por ne nuk mendojmë për këtë edhe pse ata na e kanë vënë taksën”, citon b92 të ketë Marko Vuloviq që prezantohet si drejtor i Ujmanit, transmeton Koha.net .

Ai mendon se për Ujmanin duhet gjetur një zgjidhje politike dhe, siç shtoi duhet të zgjidhet edhe çështja e pagesës, sepse, sipas tij, shqiptarët nuk e paguajnë ujin.

“Kush e kontrollon Ujmanin, e kontrollon jetën në Kosovë, ashtu që Serbi duhet të përpiqet që Ujmani të jetë nën kontrollin tonë”, ka thënë ai.

Exit mobile version