Ballina Auto Çfarë do të thotë të vozisësh një veturë me goma të pa-balancuara?

Çfarë do të thotë të vozisësh një veturë me goma të pa-balancuara?

Në autostradë, me shpejtësi prej 90 km/h filluan të ndihen dridhje të lehta në timon, ndërsa me 110 km/h dridhjet u bënë të padurueshme.

Kur boshti i rrotës dhe gomat nuk rrotullohen në peshën e tyre ideale, duhet t’i kushtoni vëmendje sinjaleve të ndryshme që makina ju jep për të shmangur probleme.

Në shpejtësi të ulëta nuk do ta ndijeni, por në autostradë simptomat mund të jenë shumë të dukshme.

Natyrisht, nuk ka arsye për panik, thjesht duhet të shkoni sa më shpejt në një servis për vulkanizer.

Nëse problemi është te rrotat e përparme, dridhjet do t’i ndjeni në timon. Nëse problemi është balancimi i rrotave të pasme, dridhjet mund t’i ndjeni në ulëse.

Mos e teproni me vozitjen me goma të pa-balancuara sepse kështu mund t’i dëmtosh, ndërsa dridhjet e forta nuk janë të mira as për pjesët e tjera të veturës.

Ndryshimi i balancës mund të ndodhë për shkak të goditjeve me rrota që mund t’ju ndodhin në trafikun e përditshëm, konsumimit të gomave, funksionimit të pabarabartë të frenave dhe problemeve të ngjashme.

Exit mobile version