Zoti i Plotfuqishëm dëshiron që ne ta adhurojmë Atë (të mos i bëjmë shok Atij) dhe të bëjmë vepra të mira, gjithaçka veç këtyre, janë detaje të vogla dhe nëntituj të këtyre dy parimeve!
Monoteizmi dhe mosbarazimin e dikujt me Zotin, është një instinkt i vendosur në natyren njerëzore, ndërkaq mosbesimi dhe idhujtaria janë të rastit në psikiken e njeriut dhe kjo është për shkak të ndikimeve edukative dhe mjedisore.
Të vepruarit mirë, është virtyt, dashamirësi dhe çështje e lindur tek njeriu, sepse njeriu nga natyra është i dashuruar për të mirën dhe virtytin.
Gjithë interpretimi fetar duhet të jetë ne frymen këtyre dy parimeve (monoteizem dhe vepra të mira), ndryshe kemi të bëjmë me diçka të falsifikuar, prej të cilës feja është e pafajshme.
Po t’i realizonim këto dy kërkesa të Zotit në tokë, do të hynim në parajsën e kësaj bote para xhenetit në ahiret.
Nga: Halil Avdulli
