Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Çfarë ndodh nëse një çifut dëshiron të kryej lutjet në xhami? (VIDEO)

Çfarë ndodh nëse një çifut dëshiron të kryej lutjet në xhami? (VIDEO)

Çfarë ndodh nëse një çifut dëshiron të kryej lutjet e tij në një xhami? A keni menduar se si mund të reagojnë muslimanët?

Një gjë e tillë u testua, dhe u vë nën fokusin e kameravë të fshehura.

Një burrë çifut i veshur në mënyrë tipike cifute u fut në një xhami dhe kërkoi që të kryej ritualet e tij fetare. Aty ai u takua me muslimanët që po faleshin. Në vend se të konfrontohej me ndonjërin, muslimanët e pritën me mirësjellje dhe mirëkuptim.

“Ti mund të lutesh pa problem, nuk na pengon aspak, kjo eshte shtepi e Zotit”, i drejtohet atij një burrë. Ndërsa kur çifuti i pyet disa gra muslimane se cfarë mendojnë për çifutët, ato u shprehën se i respektojnë ata për shkak të besimit të tyre, pasi kështu i mëson feja islame dhe mësuesit e fesë.

Kjo është fytyra e vërtetë e tolerancës, ajo që nuk prezentohet në media, por që ka nevojë për tu parë! /MESAZHI/

Exit mobile version