Selektori i ri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka debutuar sot me fitore, pasi arriti që ta mposhtë minimalisht Madagaskarin me rezultat 1:0.
Mjaftoi një gol i Edon Zhegrovës në minutën e 48-të, që Kosova të dalë fitimtare në këtë miqësore, njofton Klan Kosova.
Takimin e radhës, kosovarët e zhvillojnë pas tre ditësh ndaj një tjetër kombëtareje afrikane, Burkina Fasos.