Ballina Sport Futboll Challandes kritikon mediat spanjolle për çasjen karshi Kosovës

Challandes kritikon mediat spanjolle për çasjen karshi Kosovës

Bernard Challandes është duke mbajtur konferencë për media një ditë përpara ndeshjes.

Spanja nuk e njeh Kosovë, a do të jetë ky motivim më i madh për lojtarët që ta fitojnë ndeshjen, ka pyetur një gazetar i ‘El Pais’ trajneri e Kosovës, Challandes, shkruan lajmi.net.

“Unë nuk flas për situatat politike, puna ime është vetëm një trajner. Unë duhet të gjejë zgjidhje sa i përket futbollit”.

“Unë dua të luajë futboll, dua të kemi topin më shumë në këmbë. Kundër Spanjës një gjë e tillë nuk është e lehtë, prandaj duhet të gjejmë një zgjidhje. Filozofia jonë është që të luajmë në mënyrë ofanzive. Megjithatë, do të mbrohemi më shumë kundër Spanjës, e kemi të nevojshme një gjë të tillë”, ka thënë Challandes.

Ai gjithashtu është pyetur nëse ‘mos-respektimi’ nga Federata e Spanjës mbi çështjen e Kosovës, si po e trajton Kosovën mediat e Spanjës?

Challandes është shprehur në këtë mënyrë: “Sigurisht nuk jemi të lumtur me këtë gjë nuk mund ta fshehim, kjo sigurisht që mund të ndikojë në aspektin individual, mirëpo është një sfidë e madhe që të luajmë në këtë vend dhe kundër këtij ekipi. Motivimi më i madh dhe ai kryesor është ndeshja ndaj një ekipi sikurse Spanja. Jemi këtu vetëm në futboll dhe asgjë tjetër”

Exit mobile version