Ballina Sport Futboll Challandes shpërndan ftesat për lojtarët, por disa nga ta janë ende në...

Challandes shpërndan ftesat për lojtarët, por disa nga ta janë ende në pritje

Bernard Challandes ka filluar t’i dërgojë ftesat tek futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës.

Gjatë ditës së sotme (e enjte), trajneri zviceran i ka dërguar një pjesë të ftesave lojtarëve për dy ndeshjet e radhës ndaj Çekisë dhe Anglisë.

Lojtarët që llogaritën si të ‘pa prekshëm’ tanimë kanë marrë ftesat, ndërsa një pjesë e tyre ende janë në pritje, shkruan lajmi.net.

Telegrafi merr vesh se ftesat i janë shkuar lojtarëve si Florent Hadergjonaj, Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Arijanet Muric, Fidan Aliti, Edon Zhegrova, Benjamin Kololli, Mirlind Kryeziu, Idriz Voca, Elbasan Rashani, Bersant Celina, Valon Berisha, Mërgim Vojvoda e Leart Paqarada.

Ndërkohë pjesa tjetër e ftesave do t’iu dërgohet futbollistëve vetëm pas ditës së hënë, ku fillimisht do të shikohet edhe në këtë vikend forma e tyre.

Kujtojmë që për këto dy takim Challandes do të ketë mungesa të mëdha, pasi mungojnë yjet si Herolind Shala, Hekuran Kryeziu, Arbër Zeneli dhe Milot Rashica.

Përfaqësuesja e Kosovës fillimisht do të luaj ndaj Çekisë më 7 shtator në Fadil Vokrri, ndërsa tri ditë më vonë luan në udhëtim te Anglia.

Grumbullimi i Përfaqësueses së Kosovës do të fillojë më 2 shtator.

Exit mobile version