Sulmuesit të Barcelonës, Robert Lewandowskit nuk do t’i jepet “Topi i Artë”, ide kjo që nuk është diskutuar asnjëherë sipas drejtorit të këtij çmimi, Nicolas Manissier.
“France Football” mori vendim për të mos e ndarë “Topin e Artë” në vitin 2020 për shkak të pandemisë, pavarësisht se të gjitha garat kishin përfunduar, ndërsa atë vit kishte shkëlqyer Lewandowski.
Sulmuesi polak, udhëhoqi Bayern Munchenin drejt “tripletës” në një edicion të pazakontë për shkak të pandemisë. Gjatë atij edicioni, Lewandowski shënoi 55 gola dhe vendimin e revistës franceze për të mos e ndarë “Topin e Artë” shumica e konsideruan si padrejtësi, përfshirë edhe Lionel Messin.
Lewandowski ishte favoriti kryesor për çmimin e atij viti, i cili nuk u nda dhe nuk do të ndahet kurrë, përkundër hipotezave të ditëve të fundit.
“Nuk po e shqyrëtojmë dhënien e ‘Topit të Artë’ Robert Lewandowskit për vitin 2020. Si institucion, ne i kemi rregullat tona që i respektojmë”, tha Manissier.