Ballina Arritje Teknologji ChatGPT numëron 100 milionë përdorues në muaj

ChatGPT numëron 100 milionë përdorues në muaj

Roboti i komunikimit ka qenë i disponueshëm vetëm që prej 30 Nëntorit 2022 por rritja e tij ka qenë në të vërtetë meteorike. Në muajin e parë të disponueshmërisë arriti në 57 milionë përdorues aktivë tha studimi.

ChatGPT është rritur shumë më shpejtë sesa aplikacione dhe shërbime popullore si TikTok. Sipas një studimi të ri nga firma analitike USB, roboti i komunikimit zhvilluar nga OpenAI arriti 100 milionë përdorues në Janar.

Roboti i komunikimit ka qenë i disponueshëm vetëm që prej 30 Nëntorit 2022 por rritja e tij ka qenë në të vërtetë meteorike. Në muajin e parë të disponueshmërisë arriti në 57 milionë përdorues aktivë tha studimi.

Në Janar ishte vizituar nga 13 milionë përdorues individualë në ditë. Për krahasim TikTok ju deshën 9 muaj nga debutimi global për të arritur 100 milionë përdorues aktivë në muaj pavarësisht popullaritetit veçanërisht tek moshat e reja.

Analisti i USB Lloyd Walmsley tha se Instagramit ju deshën 2 vite e gjysmë për të arritur këtë pikë. Mbetet për tu parë nëse roboti i komunikimit me inteligjencë artificiale do të ruajë këtë interesim të lartë tek përdoruesit.

Aktualisht mbetet pa pagesë, dhe OpenAI ka premtuar ta mbajë të tillë. Së fundi kompania lançoi një plan me pagesë ChatGPT Plus për 20 dollarë në muaj që ofron përgjigje më të shpejta dhe akses prioritar.

Exit mobile version