Një përfaqësues i kompanisë tha se përdorimi i API-së është dyfishuar që nga debutimi i GPT-4o mini në Korrik.
ChatGPT tashmë numëron 200 milionë përdorues aktivë në javë sipas OpenAI. Kjo përfaqëson dyfishin e audiencës javore prej 100 milionë që kompania njoftoi në Nëntor të vitit të kaluar.
Një përfaqësues i kompanisë tha se përdorimi i API-së është dyfishuar që nga debutimi i GPT-4o mini në Korrik.
Numrat e përdoruesve nuk janë i vetmi indikator i rritjes së OpenAI gjatë vitit të kaluar. CEO Sam Altman raportohet tu ketë thënë punonjësve këtë verë se të ardhurat vjetore të kompanisë kanë arritur 3.4 miliardë dollarë nga 1.6 miliardë dollarë në fund të 2023.
Ditën e djeshme ndërkaq Wall Street Journal raportoi se Apple, Nvidia dhe Microsoft janë në bisedime për një raund të ri investimi në OpenAI. I vetmi detaj që raportoi zbuloi ishte se ky raund do të vlerësonte OpenAI me 100 miliardë dollarë.
Që prej 2019-ës vetëm Microsoft ka investuar 13 miliardë dollarë ndërsa Apple zbuloi se ChatGPT do të bëhet pjesë e Apple Intelligence. Të dy kompanitë në fjalë dorëzuan vendin e tyre në bordin e drejtuesve të OpenAI pasi Komisioni Europian ngriti shqetësime për marrëdhënien e tyre të ngushtë.
