Ballina Sport Futboll Chelsea assesi të këndellet, pëson në shtëpi nga Brighton

Chelsea assesi të këndellet, pëson në shtëpi nga Brighton

Chelsea ka vazhduar me formë të dobët, duke pësuar humbje në shtëpi ndaj Brighton me rezultat 2-1.

Londinezët e nisën mirë takimin, duke shënuar që në start me Conor Gallagher për 1-0.

Por pa u mbyllur pjesa e parë në skenë doli Danny Welbeck që iu përgjigj harkimit të Pascal Gross për të shënuar për 1-1.

Brihgton që në anën tjetër po tregon formë fantastike, mori epërsinë në minutën e 70-të me Julio Encison për 2-1.

Deri në fund vendasit tentuan të barazonin rezultatin, por nuk ia arritën.

Brigton pas kësaj fitoreje mbetet në pozitën e shtatë me 49 pikë, ndërsa Chelsea është i 11-ti me 39 pikë.

Exit mobile version