Chelsea dhe Arsenal kanë barazuar pa gola.
Takimi është zhvilluar mbrëmë në gjysmëfinale të EFL Cup, ndërsa takimi kthyes do të luhet pas dy javësh.
Takimin që nga minuta e parë e kanë filluar edhe dy shqiptarët Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, të cilët ishin nga lojtarët kryesorë të Arsenali.
Mbrëmë është zhvilluar takimi tjetër i EFL Cup, ku Manchester City e ka mposhtur Bristol City, me rezultat 2-1.