Ballina Sport Futboll Chelsea lëshon pikë ndaj Wolverhamptonit, mbetet prapa në garën për titull

Chelsea lëshon pikë ndaj Wolverhamptonit, mbetet prapa në garën për titull

Chelsea nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola përballë Wolverhampton Wanderers në Molineux Stadium, në kuadër të javës së 18-të në Ligën Premier.

Pas 15 minutash lojë, Daniel Podence e futi topin në rrjetë, mirëpo goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Vendasit patën një tjetër mundësi shënimi kur Leander Dendoncker shfrytëzoi një harkim për të goditur me kokë, mirëpo intervenimi i Edouard Mendy ishte i mrekullueshëm.

Në gjysmën e dytë të takimit, një rast të mirë për Blutë e pati Christian Pulisic, mirëpo goditja e tij u prit nga portieri Jose Sa.

Barazimi e lë Chelsean në pozitën e tretë në renditje me 38 pikë, gjashtë më pak se lideri Manchester City.

Wolverhampton Wanderers ndodhet në vend të tetë në tabelë me 25 pikë të arkëtuara, nga shtatë fitore, katër barazime dhe shtatë humbje. /

Exit mobile version