Chelsea ka fituar edhe në ndeshjen kthyese ndaj Atletico Madridit.
Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel triumfoi me rezultat 2 – 0, shkruan lajmi.net.
Ishte goli i Hakim Ziyech që zhbllokoi rezultatin.
Maroku pranoi një top të bukur nga Timo Werner dhe në mënyrë fenomenale e dërgoi në portën e Jan Oblak (34′).
Ndërsa, i sapo inkuadruari Emerson vulosi fitoren në fundin e ndeshjes (90+5).Kësisoj, Chelsea me rezultat të përgjithshëm 3 – 0, kualifikohet në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Gjiganti anglez kundërshtarin e radhës do ta mësojë pasi hedhjes së shortit këtë të premte.