Ballina Sport Futboll Chelsea vazhdon sigurt, merr fitoren e tretë

Chelsea vazhdon sigurt, merr fitoren e tretë

Chelsea ka mposhtur Newcastlen me rezultat 1-2 në ndeshjen e xhiros së tretë të Premierligës.

Blutë kaluan të parët në epërsi me golin e Eden Hazard nga penalltia në minutën e 76-të të ndeshjes.

Joselu arriti të barazoj rezultatin në minutën e 83-të duke i hapur shumë probleme ish-kampionëve

Por tri pikë Chelseas ia siguroi Yelldin me një gol në portën e tij tre minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Me këtë fitore, Chelsea është e dyta me nëntë pikë në tri ndeshje, aq sa ka edhe Liverpooli dhe Watfordi

Exit mobile version