Ballina Arritje Teknologji Chrome në laptopët Windows me procesorët Snapdragon ka performancë shumë më të...

Chrome në laptopët Windows me procesorët Snapdragon ka performancë shumë më të lartë

Edhe pse ekzistojnë disa laptopë Windows me procesorë Snapdragon, njoftimi i sotëm shkon më tepër për pajisjet e ardhshme me çipin Snapdragon X Elite.

Google ka një version të ri të Chrome për laptopët Windows i cili funksionon me procesorët Qualcomm Snapdragon.

Dy kompanitë thonë se versioni Snapdragon i Chrome shfaq një përmirësim dramatik performance. Ky variant mund të shkarkohet që nga dita e sotme.

Edhe pse ekzistojnë disa laptopë Windows me procesorë Snapdragon, njoftimi i sotëm shkon më tepër për pajisjet e ardhshme me çipin Snapdragon X Elite.

Qualcomm pretendon se çipi do të tejkalojë ndjeshëm shpejtësinë e Snapdravon 8cx Gen 3. Për Google është një avantazh i madh duke qenë se dy kompanitë kanë punuar bashkë prej 16 vitesh në Android ndërsa Qualcomm nga ana tjetër përpiqet të fitojë terren përballë Intel.

Kompjuterët e parë Snapdragon X Elite pritet të debutojnë në Verë. Çipi ka 12 bërthama Oryon dhe Qualcomm pretendon se ka dyfishin e performancës së procesorëve Intel të gjeneratës së 13-të si i7-1360P dhe i7-1335U duke përdorur 68 përqind më pak energji.

Çipi është i ndërtuar mbi procesin prodhues 4-nanometër të TSMC. Frekuenca e procesorit varion 3.8Ghz deri në 4.2Ghz me 2 bërthama.

Në të njëjtën kohë Qualcomm po përpiqet të kapë Apple dhe revolucionin që solli kompania me seritë M të procesorëve për laptopët.

Exit mobile version