Ballina Sport Futboll Çiftet gjysmëfinale të Copa del Rey, Barcelona me kundërshtar të vështirë

Çiftet gjysmëfinale të Copa del Rey, Barcelona me kundërshtar të vështirë

Copa del Rey është duke shënuar me një intensitet më të lartë këtë sezon sesa herën e kaluar për shkak të COVID-19 dhe sot është hedhur shorti për gjysmëfinalet.

Barcelona do të përballet me klubin e Sevillas në gjysëmfinale, ndërsa Levante do të luajë kundër Athletic Bilbao, shkruan lajmi.net.

Përballet e gjysëmfinales do të luhen me dy ndeshje, me atë në shtëpi dhe të kthimit.

Siç raporton gazetari i ESPN, Samuel Marseden, ndeshja e parë pritet të zhvillohet të mërkurën (akoma për t’u vendosur), ndërsa ndeshja e kthimit në fillim të marsit.

Exit mobile version