Ballina Artikuj Cili është dallimi mes llojeve të fitores në Ditën e Kijametit.!?

Cili është dallimi mes llojeve të fitores në Ditën e Kijametit.!?

Bedri Syla

Cili është dallimi mes llojeve të fitores në Ditën e Kijametit.!?

1- Fitorja e qartë
2- Fitorja e madhe
3- Fitorja madhështore

1- Fitorja e qartë:

Është shpëtimi nga Zjarri.
Allahu thotë:
(Thuaj: Vërtet, kam frikë se nëse kundërshtoj Zotin tim dënimin e një dite të madhe. Kushdo që i shmanget atij në atë ditë, Ai do ta mëshirojë atë. Dhe kjo është fitorja e qartë).
El-En’am 15-16.

2- Fitorja e madhe:

Është vetëm fakti i hyrjes në Xhenet.
Allahu thotë:
(Me të vërtetë, ata që besuan dhe bënë vepra të mira, do të kenë kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Kjo është fitorja e madhe).
El-Buruxh: 11.

3- Fitorja madhështore:

Është fitimi i kënaqësisë së Zotit të Madhëruar.
Allahu thotë:
(Allahu u ka premtuar besimtarëve dhe besimtareve kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të banojnë përgjithmonë, si dhe pallate të mrekullueshme në Xhenetin e Adnit. Por kënaqësia prej Allahut është shpërblimi më i madh. Kjo është fitorja madhështore).Et -tevbe 72.

– E lus Zotin që të na jap fitore madhështore neve , prindërve tanë dhe të gjithë besimtarëve !

Përshtati në shqip nga arabishtja: Bedri Syla

Exit mobile version