Ballina Artikuj Cili është vendimi i atij që e përdor telefonin gjatë kohës së...

Cili është vendimi i atij që e përdor telefonin gjatë kohës së xhumasë?

Prof. ass. dr. Musa Vila

Pejgamberi a.s. thotë: “Kushdo që prek guralecë (luan me to) gjatë hytbes ka bërë veprim të kot-bosh” (Sahih Muslim:857)

-Kuptimi i hadithit është se kushdo që shpërqendrohet nga dëgjimi i predikimit të hytbes ditën e xhuma, duke prekur guralecë ose duke bërë ndonjë gjë tjetër konsiderohet veprim i kotë apo fjalë boshe, që do të thotë fjalë ose veprim i padobishëm, dhe me to humbet shpërblimin i namazit të xhumasë.

Shpjegimi i Hadithit:

– Fjala në hadith: “Kushdo që prek guralecë”. Qëllimi është që të shpërqendrohet nga dëgjimi i predikimit të hytbes në çështje të tjera, qoftë prekja e guralecëve apo ndonjë gjë tjetër që e shpërqendron namazliun nga dëgjimi i predikimit. Kjo pjesë e hadithit në kuptimin e sotit nënkupton edhe përdorimin e telefonit,celularit kur hatibi gjendet në hytbe, e me këtë shpërqendrohet nga dëgjimi dhe kuptimi i mesazhit të hytbes.

Fjala në hadith: “Ka bërë veprim koti apo fjalë boshe: nënkupton veprim të padobishëm ose fjalë të padobishme.

– Hadithi na udhëzon për rëndësin e dëgjimit të predikimit gjatë namazit të xhumasë, domosdoshmërisë së të qenit i pranishëm dhe i përulur, dhe shmangies së çdo gjëje që e shpërqendron namazliun prej hytbes. Këtu hyn edhe përdorimi i celularit gjatë ligjërimit të Imamit në hytbe.

Kushdo që merret me fjalë apo veprime boshe: Dmth: përdorë telefonin, lexon diçka tjetër…,ai nuk do të marrë shpërblimin e plotë të namazit të xhumasë, por do të humbasë shpërblimin e tij madhështor.

– Kuptimi i Hadithit:

Ai është marrë me veprim apo fjalë boshe”, që do të thotë se ka folur në një mënyrë që nuk është e lejueshme. Fjalët boshe mund të përkufizohen si çdo lloj të foluri, edhe nëse një njeri i thotë vëllait të tij: “Dëgjo” hytben. Kushdo që merret me fjalë boshe nuk ka pjesë të shpërblimit të xhumasë. Përkundrazi,fati dhe fitimi i tij është ajo fjalë ose veprim i kot që e ka bërë.

-Ky hadith tregon për vlerën e xhumasë dhe pozitën e lartë të saj.

Hadithi gjithashtu inkurajon të dëgjosh me vëmendje dhe me kujdes hytben nga Imami, duke respektuar etikën dhe rregullat e saj, sepse kjo sjell shpërblim të madh.

-Ai gjithashtu paralajmëron kundër fjalëve dhe veprimeve boshe (përdorimit të telefonit) gjatë hytbes së xhumasë, pasi është humbje kohe dhe humbje shpërblimi.

Kushdo që shpërqendrohet nga dëgjimi i hytbes së xhumasë, madje edhe duke prekur telefonin, duke lexuar tekste në telefon,mesazhe ai është marrë me veprim të kot- boshe, që do të thotë se ka humbur shpërblimin e namazit të xhumasë dhe vlerën e të dëgjuarit të saj me vëmendje.

Prof. ass. dr. Musa Vila

Exit mobile version