Ballina Lajmet Kosovë Çitaku: Kurtit s’po i bëhet fare vonë për ndërtimin e institucioneve të...

Çitaku: Kurtit s’po i bëhet fare vonë për ndërtimin e institucioneve të Kosovës

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka deklaruar se dështimi i seancës së 46-të konstituive është përpjekje e qëllimshme për sabotimin e ndërtimit të institucioneve demokratike të Kosovës.

Çitaku ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për mosinteresim për ndërtimin e këtyre institucioneve duke theksuar se në të kundërtën ai do të përpiqej më seriozisht për një zgjidhje.

“Sot u mblodhëm këtu për të përsëritur të njëjtin skenarë, skenarë i cili nga Gjykata Kushtetuese është vlerësuar si jo kushtetues. Kjo tashmë është përpjekje e vetëdijshme për të sabotuar ndërtimin e institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës. Zotit Kurti nuk i bëhet fare vonë, sepse sikur t’i bëhej vonë do të kishte përpjekje serioze për të ndërtuar institucionet e Republikës së Kosovës. Bota po ndryshon shumë e ne mblidhemi këtu për të 46-ën herë për shkak të kryeneqësisë dhe kokfortësisë së Albin Kurtit”, tha ajo.

Exit mobile version