Manchester City ka shënuar fitore 2-1 kundër rivalëve të Manchester United në ndeshjen e xhiros së 16-të të Premierligës.
Skuadra e Guardiolës kaloi e para në epërsi me një gol të David Silvas në minutën e 43-të, shkruan indeksonline.
United u mobilizuan shpejtë dhe arritën të barazojnë rezultatin tre minuta më vonë me anë të Marcus Rashford.
City riktheu epërsinë në minutën e 54-të me golin e Nicolas Otamendi.
Manchester City “blindon” pozitën e parë me 46 pikë, 11 më shumë se Manchester United në pozitën e dytë.